Policia e Kosovës ka ndaluar një person i cili dyshohet se prodhon para të falsifikuara.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“FALSIFIKIM I PARASË Prishtinë 25.06.2026-14:10. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovarë, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...