Kanë mbetur edhe 11 ditë që Qeveria e Kosovës të procedojë për Kuvend projektligjin për Ushtrinë, i cili është hartuar nga presidenca.
Mirëpo, siç duket Qeveria e Kosovës nuk pritet ta procedojë fare për në Kuvend këtë projektligj.
Megjithëse FSK, Ministria e Financave dhe Ministra e Integrimeve Evropiane e kanë mbështetë këtë projektligj duke ia lënë Qeverisë që të procedojë për në Kuvend, këta të fundit thonë se ata nuk kanë punë me këtë gjë.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj thotë se ata nuk kanë punë me këtë dhe se për dërgimin e saj në Kuvend duhet të flitet me FSK-në ose presidencën.
“Për çështjen e dërgimit të projektligjit në Kuvend pyetjet duhet t’ia drejtoni ose presidencës ose FSK-së. Edhe FSK është Qeveri dhe është në lajmin e saj dhe ata ju tregojnë se çfarë po bëhet me këtë projektligj”, ka thënë Gecaj për Indeksonline.
Mirëpo, një gjë të tillë nuk e pranon FSK.
Zëdhënësi i saj, Ibrahim Shala për Indeksonline thotë se tashmë FSK e ka kryer punën e saj sa i përket këtij projektligj dhe se ata nuk e procedojnë më tutje.
“E kemi kryer ne. Nuk procedojmë ne më tutje. FSK i ka kryer të gjitha vlerësimet që i ka pasur edhe i ka kthyer në Qeveri”, ka thënë Shala.
Nga kjo, nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës ka ndryshuar mendim në lidhje me formimin e Ushtrisë pas reagimeve të ambasadës së SHBA-së, NATO-s, të cilët kanë kundërshtuar hapur transformimin e FSK-së në Ushtri.
Ndryshe, presidenti Thaçi si iniciues i këtij projektligji ka paralajmëruar se nëse deputetët nuk e miratojnë këtë projektligj ai do të japë dorëheqje/Indeksonline/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën