Ka javë që Kosova po përballet me epidemin e fruthit, prej të cilës kanë humbur jetën dy persona. Një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar ishin viktimat e kësaj sëmundje gjatë këtij viti.
Por, në QKUK numri i të prekurve nga kjo sëmundje ditëve të fundit ka filluar të bie. Aktualisht aty gjenden në mjekim 55 raste, kurse vetëm dy prej tyre janë në gjendje pak më të rënduar shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur për ‘Indeksonline’, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani i cili tha se numri i të prekurve nga kjo sëmundje krahasuar me më parë ka pësuar rënie.
Ai tha se vetëm dy nga të sëmurët janë në gjendje më të rënduar shëndetësore krahasuar me të tjerët që gjenden të shtrirë në këtë klinikë. Sipas tij, gjatë kësaj kohe janë marrë masa parandaluese si maskat për personelin pastaj mjekim dhe izolim nga ambientet publike.
“Jemi në mjekim të 55 rasteve në këtë klinikë, prej tyre vetëm dy janë në gjendje pak më të rënduar se të tjerët. Kemi një rënie të rasteve këto ditët e fundit krahasuar me më parë, gjithashtu kemi marrë edhe masa parandaluese siç janë maskat për personelin dhe izolim, pra mjekim” tha Ramadani.
Më tej, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani shpjegoi se duhet të bëhet vaksinimi dhe imunizimi për shkak të epidemisë, në mënyrë që mos të jetë kaq i madh sikurse këtë vit numri i të prekurve nga epidemia e fruthit. Sipas tij ata kanë marrë mbështetje edhe nga Ministria e Shëndetësisë sidomos me medikamente dhe material harxhues.
“Ministria e Shëndetësis na ka furnizuar me medikamente dhe material harxhues dhe kemi mbështetjen e plotë të zotit Uran Ismajli, për çka e falënderojmë” përfundoi Ramadani.
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...