Sot, rreth orë 09:30 një qytetar nga Ferizaj, Agim Rexhepi i moshës 52 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe një document, të humbura në rrugën ‘’Bekim Osmani’’ në Ferizaj .
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 131.07 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agim Rexhepi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...