Inspektorët e tregut në kuadër të inspektimeve dhe kontrolleve të parapara sipas planit të punës, gjatë ditës së djeshme kanë shqiptuar gjobë në verë prej 500 euro ndaj një subjekti afarist, për arsye se produktit ushqimor nuk i është vendosur çmimi i shitjes, ndërsa një veprim i tillë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Në vendim sqarohet se bëhet fjalë për çmimin e vajit.
Me këtë rast, nga ana e inspektorëve ky veprim është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, njëkohësisht inspektorati i tregut rikujton se të gjitha produktet që plasohen në treg, duhet të kenë të vendosur çmimin e shitjes, në të kundërtën do të obligohen që të ndërmarrin masa konform dispozitave ligjore./arbresh.info/

Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?