Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 58 personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin 24 orësh të prokurorit të shtetit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 10 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër 12 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person i dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 10 aktakuza, kundër 10 persona, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...