12 orë pa energji elektrike kanë mbetur Velania, Qafa e Veterniku.
Kjo mungesë vjen shkaku i disa punimeve që po bënë KEDS-i.
Sipas tyre, investimi po bëhet për zgjidhje afatgjate në rrjetin elektrik të Prishtinës.
“Projekt ku po investohen 17 milionë euro”.-KEDS
Bizneset ankohen se mungesa kaq e gjatë e energjisë elektrike po i shkakton dëme.
Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 09:00 – 21:00 ndërsa rrugët që do të afektohen nga këto punime janë: rr.Isa Kastrati, rr.Rrustem Statovci, rr.Tivari, rr.Shaip Spahia, rr.Sokol Sopi, rr.14 Tetori, rr. Nobert Jorkli, rr.Gazmend Zajmi (një pjesë), rr.Bedri Shala (një pjesë) dhe rr.Kaçaniku, rr. Fehmi Agani (një pjesë) dhe UÇK (një pjesë).
Ndërkaq nga ora 11:00 – 15:00 punime do të zhvillohen në rr.Nekibe Kelmendi (një pjesë) dhe rr.Richard Hollbrooke./arbresh.info/


FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...
Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike
Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëso...
Kurti prezanton projektin për Qendrën e Studentëve
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori