Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 329 raste të reja me koronavirus.
Nga një i vdekur është regjistruar në Prishtinë (52 vjeç), Prizren (54 vjeç), Gjakovë (60 vjeç), Fushë Kosovë (72 vjeç) dhe Suharekë (81 vjeç).
Numri total i të vdekurve ka arritur në 1203.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 329 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 1327 mostrave. Shifra e të infektuarve ka arritur në 46.909.
149 raste të reja pozitive janë nga Prishtina, 20 nga Peja, 19 nga Drenasi, 17 në Podujevë, 16 në Gjakovë, 16 në Lipjan, 15 në Mitrovicë, nga 11 në Ferizaj e Fushë-Kosovë, tetë në Obiliq, gjashtë në Istog, nga pesë në Klinë, Malishevë, Rahovec, Vushtrri, nga katër në Gjilan, Prizren e Suharekë, tri në Deçan, nga dy në Dragash e Shtime dhe nga një në Graçanicë e Skenderaj.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 555 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 34.155. Janë 11.551 raste aktive./Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...