Szunyog për vrasjen e gruas shtatzënë: Jam i tmerruar, kjo është e papranueshme

11:53 | 1 Dhjetor 2022

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, është i tmerruar nga vrasja e gruas dhe fëmijës së saj të palindur.

Ai ka shtuar se kjo është e papranueshme dhe se, u ka shprehur ngushëllime familjes.

“Jam tmerruar nga vrasja e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur mbrëmë. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër #VAW. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka thënë Szunyog.

 

Shpërndaje në rrjete sociale