Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për shtyrjen e zbatimit të vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale për 48 orë.
Ambasadori amerikan e ka bërë një kërkesë të tillë në orët e vona për kreun e ekzekutivit, të cilën Kurti e ka pranuar. Një gjë të tillë, ai, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter pas mesnatës.
“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për targat ilegale KM (dhe të tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën, nuk arritën ujdi rreth kësaj çështje as pas 8 orësh bisedime në Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësim të Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE-, Joseph Borrell, si dhe përfaqësuesit Special të BE-së, për dialog Miroslav Lajçak.
Por pas përfundimit të këtij takimi tetë orësh, propozimi i BE-së nuk ishte pranuar nga kryeministri Kurti, për dallim nga Vuçiq.
Kurse kryeministri Kurti deklaroi se ishte pikërisht Borrell, i cili hoqi dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh.
Ndryshe nga sot pritej që Policia e Kosovës të nis shqiptimin e gjobave për serbët lokalë të cilët nuk kanë ri-regjistruar automjetet.
Pas shtyrjes së vendimit nga Qeveria e Kosovës, nuk do të ketë as shqiptim të gjobave nga Policia, të cilët deri më tani kanë shqiptuar fletëqortime./arbresh.info/
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...