Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 5.6.
Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore.
Sa i përket profesorëve, është propozuar që ata të rregullt të kenë koeficient 12.4, ata të asocuar koeficient 11.4, kurse me 10.4 janë vlerësuar profesorët asistent./arbresh.info/

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...