Policia e Kosovës, ka identifikuar shoferin e veturës me targa nga Serbia, e cila po lëvizte pa vendosjen e stikersave në tablat, foton e të cilës a ka raportuar arbresh.info.
E për këtë ka reaguar një faqe serbe në Facebook, “Kosova dhe Metohia”, ku shkruan se kjo veturë e drejtuar nga një shqiptar nga Presheva, është gjobitur me 60 euro nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës ka gjobitur me 60€ një shqiptar nga Presheva sepse nuk kishte “ngjitëse” në targa me simbole kombëtare serbe”, thuhet në këtë faqe të Serbisë.
Kujtojmë se, marrëveshja e 4 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel, për vendosjen e stikersave në tableta e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas nuk po zbatohet nga të gjithë drejtuesit e veturave.
Në Kosovë shpesh shihen vetura me targa të Serbisë që lëvizin në qytetet e Kosovës, pa mbuluar simbolet shtetërore./arbresh.info/

LEXO EDHE:
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...