Kryeministri Albin Kurti është pritur në një takim nga kryeministri grek Kyriakos sot në Athinë në Manastirin Maximos.
Mediumi grek “Amna”, duke cituar burime qeveritare, raporton se në takimin mes tyre është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus bashkëpunimin ekonomik.
Për më tepër, Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Mitsotakis ka takuar edhe presidentin e Malit të zi Jakov Milatoviq, me të cilin janë pajtuar që të punojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve