Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re, me ndryshime, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi në gjykatë më 29 prill.
Krasniqi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.
“Unë z. gjyqtar, i kam lexuar dokumentet, aktakuzën, edhe këtë shtesën e fundit, dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe aktakuzën e parë, edhe vazhdimin, pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë në paraburgim”, tha ai.
“Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...