Veteranët e luftës ende janë duke qëndruar në oborrin e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se do të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit derisa të marrin një përgjigje zyrtare.
“Derisa të përfundojë Kuvendi nuk e kem ndërmend me leshu oborrin”, tha Jashari.
Ndërsa shumica e veteranëve tjerë brohorasin duke thënë se vetëm sot dhe asnjë ditë tjetër.
“Vetëm sot, vetëm sot, 30 euro i kena harxhuar me ardhur këtu, si kemi na ka gjashtë rroga si këta të Kuvendit”.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku lajmëron veteranët se seanca plenare e Kuvendit është bllokuar dhe se do të vazhdojnë derisa të përmbushen kërkesa e tyre.
“Seanca plenare në Kuvend prapë është bllokuar dhe nuk po lejohet vazhdimi i saj, ne do të vazhdojmë derisa të përmbushen kërkesat tona. Glauk Konjufca e shtynë seancën plenare duke menduar qe na lodh neve se kemi ndjetë mu ndal”, tha ai
Bashkë me veteranët e luftës është duke qëndruar edhe Dardan Molliqaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...