Pak minuta më parë ka përfunduar procedura i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtur të dielën në Kosovë.
Në web faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se rreth 5% ose saktësisht 4.90% e votave janë shpallur të pavlefshme dhe të zbrazëta, shkruan arbresh.info.
Në të njëjtin njoftim thuhet se Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 24.49% të votave ose saktësisht 202 mijë e 968 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83% ose saktësisht 197mijë e 702 vota, dhe Partia Demokratike e Kosovës me 21.25% ose saktësisht 169 mijë 211 vota.
Ndryshe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë të drejtë vote kanë pasur 1.937.868 qytetarë ndërsa në votim kanë marrë pjesë 43,20% e tyre.arbresh.info/
Lexo edhe: Përfundon numërimi i votave të rregullta, këto janë rezultatet

Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...