Të premten që lamë pas, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë morën vendimin e parë gjykues ndaj një të akuzuari.
Me 26 vjet burgim u dënua ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nën akuzën për krime lufte.
Ky vendim në opinionin kosovar nuk u mirëprit, sidomos pasi vendimi iu dha “në emër të popullit të Kosovës”.
Deputeti gjerman Knut Abraham thotë po ashtu se ky vendim është i ashpër.
“Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta”, tha Abraham në një intervistë për DW.
Ai në fund këshilloi që vendimi të pranohet.
“Unë vetëm do të këshilloja, dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera”, theksoi deputeti gjerman, Knut Abraham.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...