Biznesmenët shqiptarë të diasporës takohen me kryetarin e Gjilanit

21:01 | 24 Maj 2022 | Sahide Dedushi

Në vazhdimin e aktiviteteve ditore të bëra nga Rrjeti i Bizneseve të diasporës Shqiptare, ndalesa e radhës është në ‘Vali Ranch’ në Gjilan ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune Alban Hyseni, po ashtu edhe zëvendës ambasadori amerikan Christopher Hyland, raporton arbresh.info.

Një tryezë me qirinjë dhe fjalë madhështore u folën gjatë këtij takimi.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në fjalën hyrëse tha se, Gjilani ka nevojë për investime dhe si qeverisje e re lokale do të ofrojmë mundësi për investim dhe të rrisim mirëqenien e qytetarëve.

“Unë jam vetëm gjashtë muaj kryetar e ato që dëgjova, të gjitha ato që keni bërë për Kosovën janë më shumë se vitet mija. Jemi falënderues për gjitha kontributet tuaja. Në këtë vit do të mbledhim të gjitha bizneset për të parë dhe për të punuar më shumë. Gjilani ka nevojë për investime dhe si qeverisje e re lokale do të ofrojmë mundësi për investim dhe të rrisim mirëqenien e qytetarëve. Sa për kuriozitet unë edhe dasmën e kam bërë në këtë vend pra ky vend ka mundësi të madhe”, tha Hyseni.

E, në anën tjetër zëvendës ambasadori, Christopher Hyland tha se Kosova mund të jetë një Zvicër në mes të Ballkanit.

“Unë jam dëshmitarë se çka mund të bëjnë shqiptarët që jetojnë në diasporë. Shumë nga ata që kontribuuan akoma vazhdojnë të qëndrojnë mes nesh. Kosova mund të jetë një Zvicër në mes të Ballkanit. Unë jam falënderues nga ajo se çka dëgjova nga Presidentja. Rrënoftë Kosova.”, tha Hyland.

Kujtojmë se, agjenda vizitës se biznesmenëve nga diaspora në Kosovë do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera./arbresh.info/