Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka quajtur konstruktive takimet e sotme të zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Matthew Palmer me drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe emisarin special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.
“Dita 1: Zëvendësndihmës Sekretari Matthew Palmer zhvilloi takime konstruktive me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gervalla-Schwarz”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook.
Lajçak dhe Palmer ndodhen për vizitë disaditore në Kosovë, ku gjatë ditës janë takuar me krerët e shtetit të Kosovës. Ata nesër do të mbajnë një konferencë për media në Zyrën e Bashkimit Evropian, në orën 10:45.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...