Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të personit B.M i cili dyshohet se ka sulmuar gjinekologun Afrim Veliu.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar B.M., për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjen janë sekuestruar disa gjëra.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim. Andaj, Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Veliu ishte sulmuar para disa ditësh derisa ishte duke hyrë në veturë, ai ishte goditur me një mjet metalik. Po ashtu, para disa ditësh në hyrje të ordinancës së tij është hedhur edhe një grantë dore./Arbresh.info/
Moti sot me diell, temperatura arrin 28 gradë
Netanyahu thërret kabinetin e sigurisë pas raundit të ri rak...
Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfsh...
Ngjarje e rëndë në Itali, 45-vjeçarja shqiptare vritet me th...
Parashikimi i motit për nesër
Sirenat lëshohen edhe në një shtet tjetër në Lindjen e Mesme