Plagoset një polic në një poligon të gjuajtjes në Novobërdë, arrestohet i mituri

21:13 | 26 Janar 2025
E.G

Një zyrtar policor është plagosur në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak – Novobërdë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani I cili tha se polici është transportuar për QKUK, shkruan Arbresh.info.

Hashani tha se një i mitur është arrestuar lidhur me rastin.

“Të nderuar :   Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne  poligonin e  gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është  plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë. Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një prerson që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtëjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale