Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme, ndër të cilët edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e shume të tjerë.
Osmani në një postim në Facebook, ajo tha se kishte takime të shumta në këtë samit që po mbahet në Budapest, shkruan Arbresh.info.
“Diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, shkruan Osmani.
Presidentja Osmani po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest . Ajo, sot gjatë ditës, është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...