Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu dhe reshje bore në disa zona të vendit.
Temperaturat do të jenë të ulëta, ndërsa era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë. Këto kushte atmosferike pritet të ndikojnë në vështirësimin e qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat ku priten reshje bore.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit gjatë gjithë ditës.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, sidomos gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve në hapësira të hapura.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje