Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës nesër do të organizojë ngjarjen e rëndësishme “Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës: Prezantimi i gjetjeve fillestare dhe hapat e ardhshëm”.
Sipas njoftimit, kjo ngjarje që organizohet së bashku projektin EnInGeP, do të përqendrohet në prezantimin e gjetjeve fillestare për Fondin e Inovacionit të Kosovës dhe në diskutimet mbi hapat e ardhshëm të këtij fondi, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë event do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë nga qeveria, Sh.T. Georg Schnetzer ambasadori austriak në Kosovë, sektori privat dhe akademia, duke krijuar një platformë unike për të diskutuar të ardhmen e inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...