Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot gjatë ditës janë njoftuar për gjendjen e rënduar shëndetësore në të cilën gjendet pacienti Ilir Z.
Sipas njoftimit, pas trajtimit disa ditor në QKUK, Ilirit i duhet trajtim urgjent jashtë vendit, shkruan Arbresh.info.
Ministria ka njoftuar se Iliri është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike.
“Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike.”, thuhet në njoftim
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mbulon shpenzimet e trajtimit për Ilirin sipas legjislacionit në fuqi.
“Ilirit i urojmë shërim të shpejt e kthim sa më të shpejt në familjen e tij!”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...