Mbreti i Anglisë, Charles, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në urimin, të cilin e ka publikuar Ambasada Britanike në Prishtinë, thuhet se Mbreti Charles është shumë i kënaqur për lidhjet kaq të forta dërmjet dyja vendeve dhe shprehet i bindur në forcimin e më tejmë të miqësisë mes Britanisë dhe Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Gruaja ime dhe unë kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.Unë jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe unë presim të forcojmë më tej miqësinë tonë. Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht. Gruaja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm”, thuhet në urim./Arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...