Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka nisur intervistimin e katër serbëve të arrestuar ditë më parë në Mitrovicën Veriore.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka në një përgjigjje për Arbresh.info.
Beka tha se IPK-ja sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar, ku në kuadër të këtij hetimi, hetuesit e IPK-së, kanë filluar grumbullimin e provave materiale.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK nuk ka pranuar zyrtarisht ndonjë ankesë lidhur me këtë rast. Sidoqoftë , sipas detyrës zyrtare IPK ka filluar një hetim preliminar. Në kuadër të këtij hetimi hetuesit e IPK-së kanë filluar procesin e grumbullimit të informacioneve, dokumenteve dhe shkresave zyrtare lidhur me këtë rast si dhe edhe video-incizime”, tha Beka.
Tutje, ai tha se procesi i intervistimit pritet të përfundoj sot, dhe në bashkëpunim me prokurorin kompetente, do të vendoset për hapa të mëtutjeshme.
“Në kuadër të veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë marrë leje nga gjyqtari i procedurës paraprake për intervistimin e katër qytetarëve nga komuniteti serb dhe ky proces i intervistimit pritet të përfundoj sot. Hetuesit e IPK-së në kuadër të këtij hetimi preliminar kanë vendosur kontakte edhe me prokurorin kompetent në bashkëpunim me të cilin do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm”, përfundoi ai.
Ndryshe, katër të rinjtë serbë janë arrestuar natën mes 9 dhe 10 shtatorit në pjesën veriore të Mitrovicës, siç ka thënë policia, pasi dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy policë në të njëjtën natë në shëtitoren e Mitrovicës./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun