Nesër fillon `Defender Europe 2025`, ushtrimi më i madh ndërkombëtar i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se “Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.
Maqedonci i cili ka treguar se në këtë ushtrim do të jenë pjesëmarrëse 29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar.
Kosova, ka treguar ai, është shtet pritës i Shtabit të Divizionit të 28 të Ushtrisë Amerikane, Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë.
Derisa, për dy javë, Kosova do të jetë nikoqire e këtij ushtrimi ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga e hëna e deri më 9 qershor do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, ka thënë Misitria e Mbrojtjes në prag të nisjes së këtij ushtrimi, më i madhi ndërkombëtar i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë