Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lajçak.
Postimi i plotë:
Lajçak paska thënë që ‘Marrëveshja e Washingtonit nuk përfaqëson asgjë dhe vetëm dialogu i BE-së ka legjitimitet ndërkombëtar.’
E para — kush më shumë se SHBA-të i japin legjitimet ndërkombëtar dialogut dhe marrëveshjes finale? A ishte Lajçak apo amerikani Palmer që takoi lidershipin politik të Kosovës duke perfshirë opozitën? Cili tregoi përkushtim më të madh dhe korrektësi më të lartë ndaj Kosovës?!
E dyta — a është BE që ende si e tillë nuk e ka njoftë Kosovën sovrane dhe në selinë e vet, ku e ka zyrën Lajçak nuk zë vend askund flamuri shtetëror i Kosovës as edhe kur qeveritarët tanë janë të pranishëm aty? Apo, a ka ndodhë ndonjëherë që në takime të tilla në Washington të mungojë flamuri i Kosovës?!
E treta — sa njohje ia ka sjellë Republikës së Kosovës BE, kur dihet se as vendi i vet Lajçakut (Sllovakia) nuk e njeh Kosovën, e sa SHBA-të?!
Këto deklarata shpërfaqin pikërisht inferioritetin e madh që Lajçak ndjenë ndaj SHBA-ve, dhe përçmimin që ia bënë Kosovës për shkak të besimit me të madh që ne kemi (me plotë arsyeje) tek Amerika!
Nuk ka (dhe asnjëherë s’ka pasur) marrëveshje të mira për Kosovën pa SHBA-të, i pëlqeu kjo ose jo Lajçakut dhe krejt BE-së! Marrëveshja e Washingtonit është mirëpritur edhe nga Administrata Biden dhe si e tillë mbetet pjesë përbërëse e angazhimit amerikan në procesin e dialogut!/arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...