I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ky shtet mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Ai në një konferencë të përbashkët me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se dialogu është shpresa e vetme për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, dhe keni këtu një partner solid dhe partner të mirë. Shpresa e vetme pra është dialogu. Dialogu e ka mbështetjen tonë të plotë. Ndërsa ju futeni në Bashkimin Europian, ju do të vazhdoni të jeni miq të mirë me Shtetet e Bashkuara sepse është një partneritet transatlantik, pjesë e të cilit jeni edhe ju”, tha Escobar./arbresh.info/
Lexo edhe
Escobar: ShBA mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
Escobar: ShBA mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...