Diell dhe riga të pakta shiu – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

21:13 | 8 Mars 2026
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të vazhdoj me mot të mire, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu, (të hënën dhe të premten).

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 13°C deri në 17°C, shkruan Arbresh.info.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimi të ndryshme.

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale:0 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 13- 15°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s

E martë
Mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 13-17°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë
Moti kryeisht me diell.
Temperaturat minimale: 0 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E enjte
Mot I vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale:0 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 15 deri 17°C
Era: nga verilindja 1-8m/s.

E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 0 deri 2°C
Tmperaturat maksimale: 13 deri 15°C
Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale