Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Çitaku në një konferencë për media tha se PDK brenda disa ditëve do të thërras mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe se do të marrin vendimet e ardhshme politike.
“Ne patëm mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi ynë sot është që do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh, ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë dhe ku do të marrim vendimet e ardhshme politike që na presin. Siç e dini jemi deklaruar edhe dje PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po besoj për secilin që e ka njohur dhe e ka ndjekur aktivitetin politik të PDK-së, respektimi i vendimeve të gjykatës për ne asnjëherë nuk është çështje diskutimi”, tha ajo.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...