Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për shpërthimin e një granate në rrugën “Zekrija Cana” në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 prill të këtij viti, shkruan Arbresh.info.
“Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë nëj 25 vjeçar me iniciale F.F dhe një 19 vjeçar me iniciale E.M./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...