Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.
Pjesë e kësaj liste është edhe aktorja Vlora Merovci, e njohur për rolin e saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” .
Listës së Vetëvendosjes në Prishtinë nuk i prinë kandidati për kryetar të kryeqytetit, Hajrullah Çeku.
Çeku i cili e ka publikuar listën, përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo listë “mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave, profesionistëve dhe aktivistëve”, duke theksuar se 48% e saj përbëhet nga gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.
Sipas Çekut, përfshirja e grave nuk është “dekor”, por “bosht i vizionit politik” të subjektit që ai përfaqëson. Ai e përshkroi listën si “listën e fitores së përbashkët” që sjell dije, përvojë, guxim për të sfiduar padrejtësitë dhe integritet të palëkundur.
“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”.
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...