Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka konfirmuar arrestimin e një ish-punonjësi të këtij institucioni.
Në komunikatën e AKI-së, thuhet pavarësisht se nga kush cenohet siguria e vendit, mbesin të përkushtuar në zbatimin e mandatit të tyre.
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot për arrestimin e një ish-punonjësi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimet për zbulimin e informacioneve që kanë rrezikuar sigurinë e vendit. Bëhet fjalë për personin me inicialet M.K.
Komunikata e plotë e AKI-së:
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) konfirmon njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më datën 21.10.2021 lidhur me arrestimin e personit M.K.
AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent.
Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Arrestohet ish agjenti i AKI-së: Dyshohet që zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...