Ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill, ka folur edhe rreth shtyrjes që Kryeministri Kurti i bëri afatit për aplikim të gjobave për targat ilegale pas kërkesës së Ambasadorit Jeff Hovenier.
Hill tha se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë për të zgjidhur çështjen aktuale. “BE e ka bërë të qartë se do të dëshironte të shihte edhe 365 ditë të tjera,” shtoi Hill.
Ndryshe, dje në Bruksel nuk pati marrëveshje për targat edhe pse Kosova, Serbia dhe Bashkimi Europian rreth 8 orë kërkuan një zgjidhje.
Për dështimin, kryediplomati i BE’së e fajësoi Kosovën. Ai madje tha se për këtë do t’u raportojë edhe vendeve të BE’së.
Në mbrëmë vonë, Ambasadori i SHBA’së në prishtinë Jeff hovenier i kërkoi Qeverisë ta shtyjë implementimin e gjobave për 48 orë dhe ti jepet shansë bisedimeve. Kurti u pajtua me këtë kërkesë./n1
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...