47 të arrestuar për mos respektim të karantinës

12:29 | 31 Mars 2020
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar 47 persona na ter territorin e Kosovës pasi që të dyshuarit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për të mos dal në rrugë gjatë orës policore.

Më poshtë janë detajet e dërguara nga policia për të arrestuarit:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
• Rr. Prizreni, Prishtinë 30.03.2020-01:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

• Fsh. Gllobar, Gllogoc 30.03.2020 – 10:45. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 30.03.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 30.03.2020 – 12:11. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Lipjan 30.03.2020 – 15:28. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës.

• Rr. Ferid Curri, Obiliq 30.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS MASAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Fsh. Mazrek, Prizren 30.03.2020 – 17:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe nuk kanë respektuar urdhërat e zyrtarëve policor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS MASAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Fsh. Karaqevë e Epërme, Kamenicë 30.03.2020 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

· Fsh. Koretin, Kamenicë 30.03.2020 – 22:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

MOSVEPRIM SIPAS MASAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Fsh. Mazrek, Prizren 30.03.2020 – 17:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe nuk kanë respektuar urdhërat e zyrtarëve policor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Rr. Shtjefan Gjeçovi, Gjakovë 30.03.2020 – 18:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka hapur për të punuar në lokalin e tij qebaptore dhe aty janë hasur duke qëndruar disa persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. UÇK, Gjakovë 30.03.2020 – 21:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Shpërndaje në rrjete sociale