Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në zbatim të planit ndaj pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë”, njofton policia.
Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë.
Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...