Sot rreth orës 08:30, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në fshatin Samadrexhë, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve.
Policia njofton se menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë).
Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin.
“Gjatë procesit të arrestimit, si pasojë e kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Suharekë, ku në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale, në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...