45 persona kanë rezultuar të jenë negativ, pas dyshimit se mund të jenë infektuar me koroanvirus, apo COVID-19, pas kontaktit që kishin pasur me italianen 20 vjeçare , e cila kishte rezultuar pozitive dhe që kishte ndihmuar në Caritas në fshatin Leskoc.
Burime të arbresh.info kanë bërë të ditur se ata 45 persona janë testuar dje dhe sot kanë dalë rezultatet e tyre, të cilat janë negative.
“Ata 45 persona janë testuar dje, dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik që të gjithë kanë dal negativ. Kjo pritet të bëhet publike shumë shpejt nga Instituti i Shëndetësisë Publike”, ka bërë të ditur ky burim.
Ndryshe, Komuna e Klinës ishte komuna e dytë pas Vitisë, e cila ishte vendosur në karantinë pasi u identifikua një shtetase italiane që punonte në fshatin Leskoc për Caritasin , e cila rezultori të jetë me koronavirus.
Pas këtij rasti disa banorë të fshatit në fjalë që kishin kontakte direkte apo indirekte me shtetasen italianen ishin vetizoluar./arbresh.info
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...