Njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik ka realizuar një operacion në fshatin Semajë, ku ka ndaluar një automjet të tipit xhip, i drejtuar nga B.Sh., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit, është gjetur një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë, të cilat janë sekuestruar.
Për këtë rast, është iniciuar një procedurë penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
I dyshuari është liruar në përputhje me procedurat ligjore.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...