Dardan Molliqaj nga Grupi Pavarur të Deputetëve, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për rastin e quajtur “Pronto”.
Ai përmes një shkrimi ne Facebook ka thënë së ky lajmë është i mirë për vendin.
Postimi i plotë:
Ngritja e aktakuzës ndaj disa prej pjesëtarëve të klanit Pronto është lajm i mirë për vendin.
Por, ajo që është tejet shqetësuese në këtë rast është se shefat e klanit Pronto, pra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk janë pjesë e aktakuzës anipse në përgjimet e publikuara kuptohet qartazi që Adem Grabovci është vetëm zbatues i urdhërave të tyre.
PDK-ja që ka keqqeverisur me vendin nga viti 2007 duhet të largohet nga Qeveria sa më shpejtë dhe të gjithë të korruptuarit të hetohen nga organet e drejtësisë. Jo vetëm për t’i përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, por për ta zhvilluar vendin tonë./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...