Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa si pasojë janë lënduar katër persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë