Mbrëmjen e sotme në fshatin Barilevë të Prishtinës është goditur nga vetura një këmbësor i moshës 22 vjeç.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar