Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën kushtuar Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz dhe lansimit të fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kelmendi, ka folur për përkushtimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, caktimin e koordinatorëve në secilin prokurori për rastet e trafikimit, pjesëmarrjen e Prokurorit të Shtetit në të gjitha aktivitetet në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar, si dhe avancimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me numër e vogël të mbrojtësve të viktimave të krimit, me ç’rast ka kërkuar nga institucionet kompetente që të ndajnë më shumë buxhet për shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave të cilët brenda vitit trajtojnë rreth tre (3) mijë raste të ndryshme të viktimave të krimit.
Në Konferencën kushtuar Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz, përkatësisht lansimin e fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër