Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka pranuar një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë (SPÖ).
Në letrën e publikuar nga LVV thuhet se Partia Social-demokrate e Austrisë ka pohuar se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka pasur program ambicioz përkundër rrethanave sfiduese, shkruan Arbresh.info.
“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në katër vitet e kaluara, Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet mes tjerash në letër.
“Qytetarët e Kosovës, meritojnë një qeveri që do të hapë rrugën më tej për reforma dhe për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...