Ndërmarrja “Trepça” ka marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për dy njësi të saj, atë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Terg si dhe atë me flotacion Kishnicë dhe Artanë për shkak të koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës së minatorëve.
Në dokumentin e siguruara nga Arbresh.info thuhet se janë pezulluar edhe pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Vendimi i nënshkruar nga u.d Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.
Arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku sipas tyre, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...