Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.
E lidhur me këtë çështje të dinarit pritet që javën e ardhshme të mbahet një takim tjetër i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.
“Këtë javë që vjen, pritet të mbahet takimi i radhës. Por, nuk është nesër”, bëri të ditur Kadiu.
Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel më 25 prill./Arbresh.info/
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës