Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit në nivel kryenegociatorësh në Bruksel për çështjen e dinarit.
Me anë të një postimi në “X”, Lajçak tha se në takim u prezantua dokument që ai e quan të kompromisit, shkruan Arbresh.info.
“Pritëm takimin në kuadër të dialogut për ta çuar para ‘çështjen e dinarit, ku ju dha mjaftueshëm hapësirë të dyja palëve për të shpjeguar pozicionet e tyre. Takimi përfundoi duke prezantuar një dokument kompromisi në përpjekje për t’i bërë bashkë dallimet”, ka shkruar ai.
“Do ta mirëpresim takimin e radhës pasi t’i kemi pranuar komentet konstruktive”, përfundoi Lajçak./Arbresh.info/
Hosted a Dialogue meeting on a way forward for the “Dinar issue”, which provided enough room for the Parties to explain their positions. Ended by presenting a compromise paper in an effort to bridge the differences. Will host the next meeting after receiving constructive comments pic.twitter.com/iyjE7pIicu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2024
Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.
Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”
LEXO EDHE:
Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë