Takimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për vendimmarrje, do të mbahet sot në Prishtinë, me praninë e përfaqësuesve të palëve dhe Komisionit Evropian.
Sipas njoftimit, për herë të parë, Kosova përfaqësohet në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut, shkruan Arbresh.info.
MINT vlerëson se duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe forcimit të rolit në proceset ekonomike rajonale.
“Ky është gjithashtu një vit i veçantë, pasi Kosova mban kryesinë e CEFTA-s, duke udhëhequr agjendën rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe integrimin ekonomik.”, thuhet tutje.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, janë miratuar katër vendime të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.
Gjithashtu, janë prezantuar prioritetet e kryesimit të Kosovës, të cilat përfshijnë iniciativa kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik.
Ngjarja do të zhvillohet në ora 16:30/Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...